Ballina Aktualitet

Basha: Mësimi online në shumë raste inekzistent

TIRANË, 2 nëntor /ATSH – I. Vata/ Kryetari i PD-së Lulzim Basha gjatë takimit të zhvilluar sot me pedagogë deklaroi se, infrastruktura dhe teknologjia dhe aftësia e universiteteve për t’iu përgjigjur mësimit online është në shumë raste inekzistente, dhe ku është e mundshme, larg standardeve.

Në fjalën e tij, Basha tha se dita e nisjes së universiteteve ka marrë një rrjedhë tjetër. Kjo për shkak të njoftimit para dy-tri ditësh se nuk do të ketë fillim të mësimdhënies siç ishte parashikuar, por do të ketë mësimdhënie online.

“Ne kemi kërkuar të bëheshin të gjitha përgatitjet dhe asgjë nga këto që po ndodhin sot nuk janë surprizë, pasi shumë prej tyre janë paralajmëruar. Ndryshe nga fillimi i pandemisë shkurti, marsi, kur pandemia na kapi të papërgatitur, tashmë kemi patur një kohë të gjatë për t’u përgatitur dhe marrë masa. Por në informacionin që mora, vërtetë nuk janë marrë masa dhe njoftimi është bërë në një kohë të shkurtër dhe është ndryshuar plani dhe infrastruktura dhe teknologjia dhe aftësia e universiteteve për t’iu përgjigjur është në shumë raste inekzistente, dhe në ato raste që është e mundshme është përsëri larg standardeve, larg mundësive reale për të ofruar një mësimdhënie dinjitoze dhe sa më afër normales”, theksoi ai.

Në bashkëbisedim me pedagogët, Basha tha se mirëpriste propozimet e tyre për të përballuar këtë kalim të beftë tek mësimi online. /a.a//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Bundesbank: Sektori financiar i gatshëm për t’i dhënë fund tranzicionit postBrexit
Artikulli tjetërGJERMANI – Kramp-Karrenbauer në vetëkarantinim