Ballina Flash

FORMULA 1 – Gara e radhës në Itali

IMOLA, 30 tetor /ATSH-AA/ – Në Itali do të mbahet gara e 13-të e sezonit 2020 në Formula 1.

Gara për Çmimin e Madh të Emilia Romagna-s me 63 xhiro do të mbahet në autodromin ”Enzo e Dino Ferrari”.

Kjo garë do të organizohet në një pistë të gjatë gati 5 kilometra, afër qytetit Imola, 40 kilometra në lindje të Bolonjës.

Raundi kualifikues do të fillojë në ora 13:00 sipas kohës të Europës Qendrore të shtunën, ndërsa gara do të fillojë në ora 12:10 të dielën.

Renditja e pilotëve për vitin 2020:

  1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 256 pikë
  2. Valtteri Bottas (Finlandë) 179
  3. Max Verstappen (Holandë) 162
  4. Daniel Ricciardo (Australi) 80
  5. Charles Leclerc (Monako) 75

Renditja e ekipeve 2020:

  1. Mercedes 435
  2. Red Bull 226
  3. Racing Point 126
  4. McLaren 124
  5. Renault 120 /os/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRI – PBB rritje prej 11,1% në TIII 2020
Artikulli tjetërNis ndërtimi i 11 pallateve të reja te “5 Maji”/ Veliaj: Familjet do të marrin çelësat dhe hipotekën në dorë