AUSTRI – PBB rritje prej 11,1% në TIII 2020

VJENË, 30 tetor /ATSH-AFP/ – Austria, e prekur ashtu si fqinjët europianë nga kriza shëndetësore, shënoi një rritje për periudhën korrik-shtator, në sfondin e lehtësimit të kufizimeve antiCOVID-19 duke regjistruar +11,1% të PBB-së në tremujorin e tretë.

Ky vlerësim i parë, i dhënë nga Instituti i referencës Wifo, ndjek një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto me 12,1% në tremujorin e dytë, që nuk ishte regjistruar që prej Luftës së Dytë Botërore në këtë vend me 8,8 milionë banorë.

Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019, PBB-ja u regjstrua në rënie me 5,3%.

“Zhvillimi pozitiv në tremujorin e tretë nuk mundësoi kompensimin e plotë të pasojave negative nga pandemia”, theksoi Wifo në një deklaratë.

Përveç kësaj, ekonomia pritet të vuajë përsëri në muajt e ardhshëm.

Qeveria e kancelarit konservator Sebastian Kurz po përgatitet të njoftojë kufizime të reja të shtunën, ndërsa numri i rasteve me COVID-19 është rritur ndjeshëm në javët e fundit.

Austria ka regjistruar aktualisht më shumë se 4 000 raste të reja ditore nga 1 000 në fillim të muajit.

Në total, 1 057 të vdekur janë regjistruar që prej fillimit të pandemisë, për më shumë se 100 000 raste./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.