Zbulohet ”motori” që drejton pandeminë

BALTIMORA, 27 tetor /ATSH-ANSA/ – ”Motori” që drejton pandeminë Covid-19 përbëhet nga pjesë dhe mekanizma të shumta.

”Bashkëjetesa nën të njëjtën çati, aktivitete në grup, ambiente të mbushura me njerëz, por edhe asimptomatikë të pakapshëm, super shpërndarës dhe kontekste që amplifikojnë infeksionet”, sipas ekspertëve të Universitetit Johns Hopkins në Baltimore, në një artikull të botuar në revistën ”Science”.

Duke rishikuar provat më të fundit shkencore, studiuesit nënvizojnë se ”shumica e infeksioneve ndodhin në shtëpi: bashkëjetuesit kanë një rrezik gjashtë herë më të madh të infektimit sesa kontaktet e tjera të ngushta”.

Më të ekspozuarit janë bashkëshortët e të sëmurëve dhe të moshuarit që jetojnë në një familje me të rinj.

Rreziku është i lartë edhe në spitale, azile pleqsh, konvikte dhe burgje, ku kontaktet përsëriten në të njëjtin ambient zakonisht midis të moshuarve.

Në nivelin e komunitetit, transmetimi i infeksionit ndikohet shumë nga veprimi i asimptomatikëve, të cilët vazhdojnë të qarkullojnë në krahasim me të sëmurët pavarësisht se kanë një ngarkesë të ngjashme virale.

Përhapja e virusit mund të përhapet në mjedise të veçanta si dyqanet e mëdha dhe ngjarjet fetare, ku njerëzit kanë kontakte më të ngushta brenda një periudhe të shkurtër kohe.

Ekzistojnë gjithashtu kontekste në të cilat transmetimi mund të amplifikohen njëra pas tjetrës në vazhdimësi të shpejtë, siç është parë tashmë në thertore, kisha dhe shkolla. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.