Sigurimet e jetës zënë vetëm 6.8% të primeve

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Tregu i sigurimeve në Shqipëri vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e jojetës, të cilat sollën 93.18% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, gjatë periudhës janar-shtator, duke i lënë përkatësisht sigurimet e jetës me 6.81%.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikoi raportin për 9-mujorin, sipas të cilit, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shtator 2020 kapën vlerën mbi 11.9 miliardë lekë, ose 6.54% më pak se në periudhën janar-shtator 2019.

Gjatë periudhës janar-shtator 2020, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 693,507 me një ulje prej 30.10% krahasuar me periudhën janar-shtator 2019.

Primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar, referuar të dhënave të publikuara nga AMF, zënë 37.08% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 62.92% të totalit të tregut.

/a.gjonaj//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.