Ballina Ekonomi

Porti i Durrësit në shërbim të Kosovës

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ 90 copë gjeneratorë ere kanë mbërritur në Portin e Durrësit me anijen tregtare “Chipol Baon”, e akostuar në kalatën 10 që prej së shtunës.

Sipas Autoritetit Portual të Durrësit, ngarkesa e veçantë ka si destinacion final Kosovën, ndërsa port origjine kryeqytetin e Liberisë, Monrovia.

“Gjeneratorët e erës me një peshë totale prej 2858 tonë, pas përfundimit të procesit të shkarkimit, do të vijojnë transportin me kamionë të ngarkesave të veçanta tranzit drejt Kosovës”, bën të ditur APD./a.gjonaj//a.a//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBJELLORUSI – Nisin grevat mbarëkombëtare me kërkesë dorëheqjen e Lukashenkos
Artikulli tjetërBasha: Qeveria asnjë masë për valën e dytë të pandemisë