BJELLORUSI – Nisin grevat mbarëkombëtare me kërkesë dorëheqjen e Lukashenkos

dpatopbilder - 23.08.2020, Belarus, Minsk: Tausende Menschen versammeln sich auf dem Platz der Unabhängigkeit zu einem Protest. Die Demonstranten gehen in der belarussischen Hauptstadt und in anderen Städten auf die Straße und drängen weiterhin auf den Rücktritt von Präsident Lukaschenko. Foto: Dmitri Lovetsky/AP/dpa +++ dpa-Bildfunk +++

MINSK, 26 tetor /ATSH-ANSA/ – Në Bjellorusi kanë nisur greva mbarëkombëtare, të thirrura nga opozita, me kërkesë dorëheqjen e presidentit Aleksander Lukashenko, raporton gazeta ”Meduza”, sipas së cilës policia bjelloruse ka ndaluar dhjetëra punonjës fabrikash.

Opozita ka lëshuar një ultimatum ndaj qëndrimit stoik të presidentit bjellorus duke i kërkuar atij të japë dorëheqjen.

Ndërkohë, sipas qeverisë së Minskut ”fabrikat funksionojnë rregullisht dhe prodhimi nuk është bllokuar”.

Për gati tre muaj, Bjellorusia ka protestuar kundër rezultateve presidenciale të 9 gushtit, rezultat që besohet se është shtrembëruar nga mashtrim masiv zgjedhor në favor të Lukashenkos. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.