Ballina Aktualitet

Konsulli i Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb: Do të kthejmë edhe fëmijët e mbetur në kamp

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Konsulli i Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb, deklaroi sot se do të punohet për riatdhesimin e të gjithë personave që janë në kampet e tmerrshme të Sirisë.

Duke folur për riatdhesimin e 4 fëmijëve dhe nënës së tre prej tyre, konsulli Ghorayeb theksoi se puna vijoi sipas udhëzimeve të ministrit Lleshaj. “Dua të theksoj se ishin negociata të forta, të ngjashme me kthimin e Alvin Berishës”, u shpreh ai.

Konsulli tregon se pasi mori miratimin nga kryeministri Rama, ka vijuar punën për të sjellë në shtëpi këta fëmijë.

“Do të sjellim pjesën e tjetër të mbetur të fëmijëve jetimë”, – nënvizoi konsulli.

/k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak4 fëmijë dhe një grua kthehen nesër në Shqipëri nga kampi në Siri/ Rama nga Libani: Ky operacion i hap rrugën fazës tjetër
Artikulli tjetërAUSTRI – Grossi: Objektivat e klimës vështirë se janë të arritshme pa energji bërthamore