Ballina Flash

Whatsapp gjen zgjidhjen për bisedat e bezdisshme

UASHINGTON, 25 tetor /ATSH-AFP/ – Nuk ka më njoftime nga bisedat në grup që nuk na interesojnë, por nga të cilat do të ishte problematike ose të paktën e vrazhdë të largohesh, as nga ai i njohur që mbush kontaktet e tij me foto dhe video pak a shumë qesharake.

WhatsApp në fakt ka vendosur të mbyllë bisedat e padëshiruara përgjithmonë, duke prezantuar një mundësi të re për të liruar përdoruesit nga trillet e padobishme të smartphone-it.

Për momentin, nëse doni të heshtni një bisedë, mund të zgjidhni kohëzgjatjen midis tre opsioneve: heshtni atë për tetë orë , për një javë ose për një vit.

Në orët e kaluara, megjithatë, WhatsApp ka postuar në Twitter një imazh që tregon një ndryshim në opsionin e tretë: në vend të “një viti”, ekziston zëri “përgjithmonë”.

Ndërhyrja bëhet e papërcaktuar. Përdoruesi, siç është tashmë rasti, megjithatë mund ta rimendojë atë, dhe në çdo kohë mund të riaktivizojë njoftimet e bisedës së heshtur.

Risia me sa duket është në fazën e shpërndarjes dhe do të arrijë në dispozicion të përdoruesve me azhurnimet e radhës të aplikacionit./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 21 fluturime të konfirmuara për ditën e hënë
Artikulli tjetër“Presidenca, shtojcë e LSI-së”, Çuçi: Meta sulm të paprecedentë mbi botuesin vetëm pse tregoi skandalin e pasaportave