Ballina Bota

FINLANDË – Marin rezulton negative për COVID-19

HELSINKI, 18 tetor /ATSH-DPA/ – Pasi u largua nga samiti i BE-së në Bruksel, kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, doli negative për koronavirusin e ri.

Testi i parë negativ nuk do të thotë fundi i karantinës së saj vullnetare.

“Kryeministrja do të vazhdojë të qëndrojë në vetëkarantinim dhe do të testohet sërish të hënën. Periudha e saj e vetëkarantinimit do të përfundojë, nëse testi i saj i dytë COVID-19 gjithashtu del negativ”, njoftoi qeveria finlandeze.

Liderja 34-vjeçar u largua nga samiti i BE-së si masë paraprake pas një rasti me COVID-19 në rrethin e saj shoqërues./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShpejtësi tej normave të lejuara dhe përdorim alkooli/ Pezullohen 20 leje drejtimi, në pranga 4 drejtues mjetesh
Artikulli tjetërCOVID-19 – Malta shënon rekord të ri rastesh ditore, maska e detyrueshme në ambientet e jashtme