Ballina Bota

FINLANDË – Kryeministrja Marin izolohet pas kontaktit me një deputet me COVID-19

HELSINKI, 16 tetor /ATSH-AFP/ – Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin njoftoi sot se nuk do të merrte pjesë në samitin europian që do të mbahet në Bruksel, pasi do të izolohej  për shkak se ka qenë në kontakt me një deputet të parlamentit të vendit të saj, i testuar pozitiv me COVID-19. 

“Kryeministrja ka lënë sot Këshillin Europian dhe i kërkoi kryeministrit suedez, Stefan Lofven për të përfaqësuar Finlandën në takimin përfundimtar”, theksuan shërbimet në një komunikatë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDeputetëve sllovakë u ndalohet kafja në parlament, pasi kritikuan masat… antiCovid-19!
Artikulli tjetërCOVID-19 – Sllovenia vendos bllokim të pjesshëm për të luftuar përhapjen e virusit