Deputetëve sllovakë u ndalohet kafja në parlament, pasi kritikuan masat… antiCovid-19!

BRATISLAVË, 16 tetor /ATSH-DPA/ – Ligjvënësve sllovakë nuk u lejohet më të përdorin kafenenë, si ndëshkim për faktin se kanë kritikuar e masat e mundshme ndaj koronavirusit, deklaroi kryetari i parlamentit.

Boris Kollar theksoi se ”uji i çezmës nga banjat e ndërtesës ishte e vetmja mundësi që do t’u sigurohej 150 deputetëve”.

“Deputetët mund të shohin se ku përfunduam me të gjitha kritikat e tyre të vazhdueshme”, tha Kollar, kreu i partisë së dytë më të madhe në pushtet, në një konferencë shtypi të mbajtur posaçërisht, ndërsa postoi në Facebook një foto të një lavamani në një nga banjat e ndërtesës së parlamentit.

”Vetëm punonjësit e administratës mund të përdorin kafenenë tani”, shtoi ai.

Reagimi i Kollar është pjesërisht ndaj ish-kryeministrit Peter Pelligrini, i cili theksoi se restorantet mund të shesin vetëm ushqim, ndërsa kafenetë mund të mbeten të hapura. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.