BRUKESL, 16 tetor /ATSH-DPA/ – Shtatori ishte muaji i parë i vitit 2020 kur pati një rritje të shitjeve të makinave të reja në Bashkimin Europian, njoftoi Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) në buletinin e saj mujor.
”Pak më shumë se 934 000 automjete u shitën në bllok muajin e kaluar, një rritje prej 3,1% nga viti në vit”, theksoi ACEA.
”Ndër tregjet kryesore të BE-së, shifrat e shitjeve të shtatorit ishin pozitive në Itali (+ 9,5%) Gjermani (+ 8,4%), dhe negative në Spanjë (-13,5%) ) dhe Francës (-3%)”, tha ACEA.
Duke parë periudhën janar-shtator, tregu ishte akoma në vështirësi, me shitje nga viti në vit me gati 29% në rreth 7 milionë automjete.
Pandemia e koronavirusit ka pasur një ndikim të madh në sektorin evropian të automobilave, me shitje në rënie në muajt e bllokimit: në prill, për shembull, ato ranë me më shumë se 75%.
”Grupi gjerman ‘Volkswagen’ mbetet udhëheqësi i tregut të BE, me një pjesë të shitjeve prej 25,7% në nëntë muajt e parë të vitit 2020”, theksoi ACEA./ /os/























