Ballina Bota

SHBA – FBI arreston rrëmbyesit e dyshuar të guvernatores së Miçiganit

MIÇIGAN, 9 tetor /ATSH-ANSA/ – Donin të sulmonin ndërtesën e qeverisë së Miçiganit dhe, para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, të rrëmbenin guvernatoren demokrate Gretchen Whitmer, me qëllimin e ndezjes së luftës civile, por plani i keqbërësve u prish nga FBI, i cili arrestoi gjashtë anëtarë të ekstremit të djathtë me akuza për terrorizëm dhe komplot.

Ky aksion i FBI ka përfshirë 13 persona, shumë prej tyre tashmë rrezikojnë burgim të përjetshëm.

Grupi paraushtarak, në posedim të armëve të zjarrit dhe eksplozivëve, do të aktivizonte planin gjatë verës, kur Whitmer hyri në qendër të vëmendjes për të qenë në listën e ngushtë të kandidatëve për nënpresidente e Joe Biden.

Takimet klandestine mbi misionin zhvilloheshin në bodrumin e një dyqani, ku mund të futeshe vetëm përmes një dere të fshehur nën një qilim.

Plani ishte që ta mbanin Whitmer peng, ta zhvendosnin në një vend më të sigurt në shtetin fqinj të Wisconsin dhe ta gjykonin për ”tradhti”. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – Mesi siguron fitoren kualifikuese të Argjentinës për ”Katar 2022”
Artikulli tjetërCOVID-19 – OBSH: Rekord i ri botëror me infektime