FUTBOLL – Mesi siguron fitoren kualifikuese të Argjentinës për ”Katar 2022”

BUENOS AIRES, 9 tetor /ATSH-DPA/ – Ekipi kombëtar i futbollit të Argjentinës fitoi ndeshjen e tij të parë në raundin kualifikues për Kupën e Botës 2022 në Katar, duke mundur Ekuadorin 1-0 në Buenos Aires.

Lionel Messi shënoi golin fitues nga një penallti në minutën e 13-të, pasi ekuadoriani Pervis Estupinan bëri faull ndaj Lucas Ocampos në stadiumin ”La Bombonera”.

Kualifikimi për Kupën e Botës po fillon në kushte të vështira në Amerikën e Jugut si rezultat i krizës së koronavirusit.

Rajoni aktualisht është një nga pikat e nxehta pandemike dhe ekipet kombëtare po përdorin masa të rrepta sigurie për të parandaluar infektimin e lojtarëve të tyre.

Portieri i Ekuadorit, Johan Padilla doli pozitiv për koronavirusin disa ditë para ndeshjes në Buenos Aires dhe iu desh të largohej nga skuadra./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.