Ballina Bota

COVID-19 – Irlanda drejt kufizimeve më të ashpra

DUBLIN, 8 tetor /ATSH-DPA/ – Ekipi Kombëtar i Urgjencës i Shëndetit Publik irlandez (NPHET) do të mblidhet mes shqetësimeve në lidhje me numrin në rritje të rasteve të koronavirusit në vend.

Dje, NPHET raportoi pesë vdekje nga Covid-19 dhe 611 raste të reja në Irlandë mes paralajmërimeve që vendi mund të shihte midis 1 100 dhe 1 500 raste në ditë deri në 7 nëntor.

Ekipi i NPHET pritet të këshillojë edhe një herë qeverinë të vendosë kufizime më të rrepta në jetën publike për të frenuar përhapjen e virusit.

Takimi vjen vetëm disa ditë pasi qeveria irlandeze hodhi poshtë rekomandimin e NPHET për të rivendosur masa më të ashpra të nivelit 5, niveli më i lartë, duke zgjedhur në vend të kufizimeve nivelin 3, që është më pak i rreptë.

Masat e nivelit 3, parandalojnë njerëzit të udhëtojnë jashtë qarqeve të tyre, por policia nuk ka kompetenca për të zbatuar këtë rregullore.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSTAMBOLL – Takimi i parë greko-turk i nivelit të lartë që prej fillimit të tensioneve
Artikulli tjetërDefekti/ Rikthehet energjia në Durrës, Golem, Lushnjë, Fier, Vlorë