Ballina Bota

AUSTRI – OPEC: Nafta burimi kryesor i energjisë në planin afatgjatë

VJENË, 8 tetor /ATSH-DPA/ – Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) ka parashikuar se nafta do të vazhdojë të jetë burimi kryesor i energjisë në botë, pavarësisht kërkesës në rritje për burime të rinovueshme, sipas parashikimit të saj vjetor të tregut, i botuar sot.

Kërkesa për energji të rinovueshme parashikohet të rritet më shpejt se për çdo burim tjetër, me një normë vjetore prej 6,6 %.

“Sidoqoftë, sektori i naftës është dhe do të mbetet themeli për plotësimin e nevojave globale të energjisë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OPEC-ut, Mohammad Barkindo, në një prezantim të raportit.

“Rritja e kërkesës për naftë do të drejtohet kryesisht nga ekonomitë në zhvillim dhe ato fillestare, si edhe nga industritë petrokimike dhe të transportit”, sqaroi OPEC.

Karteli pret që furnizimet e naftës nga 13 anëtarët e OPEC-ut të rriten nga një e treta e përzierjes globale të energjisë në 2019 në 40 % në 25 vitet e ardhshme, ndërsa furnizimet nga vendet jo-OPEC parashikohet të bien.

Popullsia në rritje e botës dhe shtrirja e klasave të mesme në vendet në zhvillim do të rrisin më tej etjen për energji./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEli Fara në Asamblenë e PS: Të falenderoj Erion për çfarë ke bërë për artistët, Tirana shkëlqen
Artikulli tjetërPunësimi në administratën publike/ 740 të rinj deri në 30 vjeç janë rekrutuar në shërbimin civil brenda 3 viteve të fundit