Instagram mbush 10 vjeç

VIRXHINIA, 5 tetor /ATSH-ANSA/ – Rrjeti social Instagram mbush nesër 10 vjeç.

Brenda një kohe të shkurtër ai u bë një nga platformat më të njohura për shkak të filtrave dhe ”Story”, madje edhe midis të rinjve, të tërhequr tani nga TikTok.

Aplikacioni u krijua nga studentët kolegë, Kevin Systrom dhe Mike Krieger dhe u prezantua më 6 tetor 2010 si një aplikacion i thjeshtë për iPhone.

Pas disa javësh shkarkimet fillua të rriten, dhe tashmë ka tejkaluar një miliard përdorues aktivë në muaj, derisa në 2012 Facebook e bleu atë për vetëm një miliard dollarë, një shifër e dobët duke pasur parasysh vlerën aktuale prej 100 miliardë dollarësh.

Pas blerjes nga kompania e Mark Zuckerberg, Instagram fillon të zgjerohet dhe të ndryshojë ”fytyrën” e tij.

Shtohen filtrat, funksionet, mesazhet e drejtpërdrejta, profilet e verifikuara, videot, TV, tregtia elektronike, reklama që favorizojnë lindjen e të ashtuquajturve ndikues, deri në risinë që e bën aplikacionin të marrë hov me ”Story”, huazuar nga Snapchat. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.