SHBA – Trump del befas nga spitali dhe përshëndet simpatizantët

UASHINGTON, 3 tetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti i SHBA, Donald Trump doli për pak kohë nga spitali ushtarak ”Walter Reed” në bordin e një SUV të blinduar, ku ai është i shtruar  për shkak të infektimit me Covid-19, për një vizitë të shkurtër të befasishme tek dhjetëra adhurues që ndodheshin prej të premtes jashtë ndërtesës, pasi mjekët parashikuan daljen e tij të mundshme sot, nëse ai vazhdon të përmirësohet.

Trump falënderoi mbështetësit e tij jashtë spitalit si “patriotë të mëdhenj me flamuj që mbajnë emrin tim, të cilët e duan vendin tonë”.

Presidenti pretendon gjithashtu se e ka marrë mësimin nga koronavirusi.

Por, ai ka ngjallur polemika dhe kritika duke qenë një pacient ende i shtruar në spital dhe duke vendosur në rrezik shëndetin e agjentëve të shërbimit sekret që e shoqëruan atë.

Trump u ul në pjesën e pasme të makinës, i veshur me maskë dhe përshëndeti simpatizantët që brohorisnin me britma gëzimi./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.