PRISHTINË, 5 tetor /ATSH/ -12 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Spitali bëri të ditur se 6 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe se njëri nga këta pacientë është në gjendje të më të rëndë shëndetësore.
“Aktualisht po trajtohen 12 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 6 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 1 pacientë është në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Gjatë fundjavës së fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 604 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë./KosovaPress/