BERLIN, 30 shtator /ATSH-AFP/ – Niveli i papunësi pësoi një rënie të lehtë në shtator në Gjermani në 6,3%, duke vijuar rënien e nisur në korrik, pas një rritjeje të fortë si pasojë e pandemisë së COVID-19, sipas të dhënave të korrigjuara nga ndryshimet sezonale të publikuara sot.
Numri i të papunëve është ulur me 8 000 në një muaj, një rënie me 0,1 pikë, sipas Angjencisë Kombëtare për Punësimin.
“Pasojat e pandemisë së koronavirusit janë ende të dukshme. Pasojat e pandemisë së koronavirusit janë të dukshme. Por ka shenja përmirësimi”, theksoi Daniel Terzenbach, nga Agjencia për Punësimin, i cituar në një komunikatë.
Në një vit, numri i të papunëve vazhdon të rritet ndjeshëm, me 613 000 sipas të dhënave bruto.
Ashtu si gjithë vendet europiane, ekonomia gjermane është prekur rëndë nga pasojat e pandemisë, kufizimet për të luftuar kundër COVID-19 duke ndërprerë pothuajse plotësisht aparatin prodhues mes marsit dhe majit.
Gjermania ka përdorur masivisht skemën për punësimin e pjesshëm.
Sipas të dhënave të fundit të agjencisë, nga kjo skemë kanë përfituar 4,24 milionë persona në korrik, nga 5,36 milionë në qershor, shenjë e një rifillimit të aktivitetit në vend.
Në shtator, 85 000 persona u regjistruan në këtë skemë nga kompanitë gjermane. Në kulmin e krizës, midis marsit dhe prillit, kjo shifër arriti në 10,6 milionë.
Ekonomia e parë e zonës euro ka njohur një rimëkëmbje ekonomike pas një rënieje historike të PBB-së prej 9,7% në tremujorin e dytë 2020./ /ec/























