Ballina Ekonomi

Moti i keq, pengesa në veprimtarinë portuale në Durrës

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar se moti i keq vijon të jetë prezent në Gjirin e Durrësit, duke krijuar pengesa në veprimtarinë portuale.

Tragetet e parashikuar për të lundruar mbrëmjen e kaluar nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas, janë penguar në nisjen e tyre në oraret respektive, duke u nisur mëngjesin e sotëm.

Forca e erës vijon të jetë me tendencë në rritje, duke pezulluar përkohësisht edhe procesin e përpunimit në Terminalin Perëndimor.

z.tosku//a.a//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPrezenca e OSBE-së trajnon stafin pedagogjik të programit të parë Master për Kriminologjinë në Shqipëri
Artikulli tjetërFurnizimi me energji/ Remont në agregatin II në HEC-in e Komanit