TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Ish- deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaroi sot se “219 mijë shqiptarë janë larguar në 7 vjet qeverisje të Rilindjes”.
Në një deklaratë për shtyp Tabaku tha se “mesatarisht 31307 shqiptarë në vit janë larguar nga vendi që nga dita kur Rama ka nisur të flasë dhe të aplikojë vizionin shterpë mbi ekonominë dhe politikën. 1 në 3 të larguar janë të rinj. Të dështuar në gjithçka, veç dëshirës për të gënjyer. Të vjetër dhe pa vizion”.
“Shqipëria në Punë dhe shqiptarët në shtëpinë e tyre të madhe Shqipëri. Ky është vizioni ynë, dhe për këtë do të punojmë çdo ditë me seriozitet dhe përkushtim”, – tha Tabaku./k.s//a.a/























