Ballina Bota

GJERMANI – Merkel: OKB-ja duhet reformuar

BERLIN, 22 shtator /ATSH-DPA/ – Interesat e anëtarëve të veçantë kanë penguar OKB-në të funksionojë ashtu siç pritej, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një video-mesazh për 75-vjetorin e OKB-së.

”Ata që besojnë se mund të funksionojnë më mirë të vetëm e kanë gabim. Mirëqenia jonë është diçka që ne ndajmë, siç ndajmë edhe vuajtjet tona. Jemi një botë e vetme”, shtoi Merkel.

“Pandemia e koronavirusit është vetëm një shembull që tregon se si problemet globale kërkojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim përtej kufijtë kombëtarë dhe në të gjitha nivelet”, shtoi ajo.

“Kombet e Bashkuara mund të jenë efektive vetëm nëse janë të tillë anëtarët, nëse ata janë të bashkuar. Sidomos kur merren me çështjet më të pakontrollueshme të sigurisë, të tilla si Libia dhe Siria. Prandaj, është thelbësore të bëjmë gjithçka që kemi në fuqinë tonë për të gjetur përgjigje të përbashkëta dhe të praktikueshme”, sugjeroi Merkel.

”Këshilli i Sigurimit bllokohet shumë shpesh kur nevojiten vendime të qarta. Nevojiten reforma të thella në OKB”, përfundoi kancelarja./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHarmonizimi i ligjeve me BE-në/ Mbi 160 mijë kompani operojnë në Shqipëri në mjedis të përmirësuar biznesi
Artikulli tjetërVijon puna për transformimin e qendrës në Golem, përfundon rindërtimi i shkollës 9-vjeçare