Ballina Flash

FUTBOLL – Gareth Bale kthehet te Tottenham

TOTTENHAM, 21 shtator /ATSH- AA/- Futbollisti uellsian, Gareth Bale bëri zyrtare kthimin e tij në fanellën e Tottenhamit nga Real Madridi.

Së bashku me lojtarin e kombëtares së Uellsit nga Madridi mbërriti edhe mbrojtësi Sergio Reguilon.

Bale, 31 vjeç, u kthye në veri të Londrës me një huazim një vjeçar, 7 vjet pasi shkoi në klubin e famshëm spanjoll për 100 milionë euro, një kompensim rekord në atë kohë.

Reguilon, mbrojtësi i majtë 23-vjeçar, ka nënshkruar kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2025. Ai bëri debutimin e tij në fanellën e ekipit kombëtar spanjoll në Ligën e Kombeve këtë muaj ndërsa me Seviljen, ku ishte në huazim, ai fitoi Ligën e Europës këtë verë.

Bale kohët e fundit nuk ka patur marrëdhënie të mira me menaxhmentin dhe stafin teknik të kampionit spanjoll. Ai rrallë kishte shansin të luaj dhe tani po kërkon një kthim në formë nën drejtimin e Jose Mourinhos, si pjesë e një tresheje sulmuese së bashku me Harry Kane dhe Son Heung-min.

Ai fitoi katër tituj të Ligës së Kampionëve me Realin.  /os/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak96 mësuesit e “RTSH Shkollë”/ Certifikata për kontributin e jashtëzakonshëm në kohë rekord në ndihmë të nxënësve
Artikulli tjetërRendi dhe Siguria/ 86 pika kontrolli në të gjithë vendin, 22 të arrestuar në flagrancë