Ballina Bota

KIEV – Ukraina dhe NATO nisin stërvitjen e përbashkët ushtarake 

KIEV, 17 shtator /ATSH-DPA/ – Forcat ukrainase dhe NATO filluan sot një stërvitje të përbashkët ushtarake, vetëm rreth 180 kilometra nga kufiri me Bjellorusinë fqinje, e cila është përfshirë nga trazirat që pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale të muajit të kaluar.

“Ne duhet të arrijmë sa më shpejt të jetë e mundur përshtatjen e forcave të armatosura të Ukrainës në strukturat përkatëse të Aleancës”, tha presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky, në fillim të stërvitjes.

NATO po kryen, gjithashtu, stërvitje ushtarake edhe në Lituani, po ashtu në kufi me Bjellorusinë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINË – Wuhani pret fluturimin e parë ndërkombëtar që prej janarit
Artikulli tjetërKëshilli Politik/ Opozita konfirmon pjesëmarrjen në orën 12:00