TOKIO (Japoni) – Votim në parlament për të zgjedhur kryeministrin e ri.
BRUKSEL (Belgjikë) – Fjalim mbi gjendjen e Unionit nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, para eurodeputetëve.
BRUKSEL (Belgjikë) – Seancë e Parlamentit Europian.
BRUKSEL (Belgjikë) – Takim mbi Brexit me Michel Barnier dhe shtetet anëtare të BE-së.
LONDËR(Britani e Madhe) – Boris Johnson në seancën e përjavshme të pyetjeve për kryeministrin në Parlament.
ROMË (Itali) – Rifillimi i procesit të dy studentëve amerikanë për vrasjen e një polici italian.
PARIS (Francë) – Parashikime ekonomike të OCDE për vendet e G20-s.
ATHINË (Greqi) – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, drekon me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis.
LONDËR (Britani e Madhe) – Kryeministri Boris Johnson i përgjigjet pyetjeve të presidentëve të komisioneve parlamentare.
VJENË (Austri) – Këshilli i guvernatorëve të AIEA-s.
ANKARA (Turqi) – Bisedime mbi Libinë me delegacionet ruse dhe turke.
AUSTRI – Vizitë e presidentit ukrainas, Zelensky.
GJENEVË (Zvicër) – Takim i OBT për zgjedhjen e kandidatëve për kryesimin e organizatës.
OSNABRUCK (Gjermani) – Takim informal i ministrave të Arsimit të BE-së.
NJU JORK (SHBA) – Java e modës pranverë-verë 2021.
TORONTO (Kanada) – Edicioni i 45-të i Festivalit NDërkombëtar të Filmit të Torontos.
UASHINGTON (SHBA) – Takim i Komitetit të Politikës Monetare të FED.
UASHINGTON (SHBA) – Konferencë shtypi mbi COVID-19, nga Organizata panamerikane e Shëndetësisë.
KOMBET E BASHKUARA (SHBA) – Konferencë shtypi e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
UASHINGTON (SHBA) – Konferencë shtypi e presidentit të FED, Jerome Powell.
SAN FRANÇISKO (SHBA) – Hyn në fuqi ndalimi i transaksionit me pronarin kinez të TikTok, dekretuar nga Trump.
DOHA (Katar) – Bisedime paqeje mes qeverisë afgane dhe talebanëve. / /ec/












