DUBLIN, 15 shtator /ATSH-AFP/ – Të gjithë anëtarët e kabinetit irlandez, ministrat më të rëndësishëm të qeverisë, janë në karantinë për shkak të një rasti të mundshëm të COVID-19, duke çuar në pezullimin e Dhomës së Ulët të Parlamentit, njoftoi sot kryetari i saj.
“Në dritën e zhvillimeve të sotme, kabineti duhet të karantinohet” u tha deputetëve Sean O’Fearghai, kryetari i Dail.
“Në këto kushte, nuk është e mundur të vazhdohet puna”, shtoi ai.
O’Fearghai sqaroi se seancat e Dhomës së Ulët shtyhen për të martën e ardhshme ose deri në një njoftim tjetër nga kryeministri Micheal Martin./ /ervo/























