Ballina Bota

FRANCË – OPEC: Kërkesa globale për naftë në rënie gjatë 2020-2021

PARIS, 14 shtator /ATSH-AFP/ – Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) paraqiti sot një rishikim më pesimist në lidhje me kërkesën globale për naftë këtë vit dhe në 2021, për shkak të dobësimit të vazhdueshëm të disa vendeve aziatike pas pandemisë së COVID-19.

“Parashikimi i zhvillimit të kërkesës është rishikuar poshtë 0,4 milionë fuçi në ditë nga gushti”, tha OPEC në raportin e tij mujor për naftën.

“Kërkesa globale këtë vit pritet të bjerë më ashpër nga sa parashikohej deri më tani, me 9,5 fuçi në ditë, për të arritur 90,2 fuçi në ditë, për shkak të krizës shëndetësore dhe ekonomike të lidhura me pandeminë e COVID-19”, vazhdoi organizata.

Kjo do të rëndojë sidomos në sektorin e transportit dhe veçanërisht në atë të transportit ajror./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInteres në rritje i kompanive izraelite për të investuar në Shqipëri
Artikulli tjetërLufta ndaj pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit/ Nisin punën seksionet e posaçme në 7 prokurori