Ballina Bota

BERLIN – Konfirmohet helmimi me Novichok i disidentit rus Navalny

BERLIN, 14 shtator /ATSH-DPA/ – Laboratorët në Francë dhe Suedi kanë konfirmuar analizat se disidenti rus Alexei Navalny u helmua me agjentin kimik Novichok, deklaroi qeveria gjermane.

Deklarata vjen pasi Berlini çoi çështjen pranë Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), i cili është një vëzhgues ndërkombëtar.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert e quajti helmimin e Navalny, i cili u sëmur në një fluturim të brendshëm rus më 20 gusht, “një shkelje serioze e Konventës së Armëve Kimike (CWC)”.

”Ndërsa OPCW po siguron mbështetje për hetime të mëtejshme, Franca dhe Suedia gjithashtu kanë qenë në gjendje të konfirmojnë në mënyrë të pavarur përdorimin e substancës Novichok të zhvilluar nga rusët”, theksoi Seibert.  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDurrës/ Përurohet shkolla e re “Artan Zeka” në Qerret, mjedise më të mira për 106 nxënës
Artikulli tjetërFëmijët e Kombinatit nisin vitin e ri mësimor në shkollën e rikonstruktuar “1 Qershori”