NASA kërkon të blejë gurë hënorë

UASHINGTON, 11 shtator /ATSH-AFP/ – Agjencia hapësinore amerikane, NASA bëri një ftesë të pazakontë për tender. 

Ajo kërkon të paguajë kompanitë për të shkuar të marrin pjesë të shkëmbinjve hënorë, në kuadër të strategjisë amerikane për zhvillimin e kapaciteteve për shfrytëzimin e burimeve minerare jashtëtokësore. 

“NASA kërkon të blejë tokë hënore nga furnizuesit tregtarë!”, shkroi administratori i NASA-s, Jim Bridenstine.

SHBA-ja synon të jetë lider për shfrytëzimin e burimeve që ndodhen në tokë apo nëntokë të asteroidëve dhe Hënës, një politikë e inkurajuar nga një dekret i presidentit amerikan, Donald Trump në muajin prill, pavarësisht një mungese të konsensusit ndërkombëtar dhe jurisprudencës për të menaxhuar në mënyrën më të mirë dhe për të ndarë burimet jashtëtokësore.

Kompanitë janë thirrur të paraqesin propozimet e tyre për të mbledhur një mostër “të vogël” gurësh hëne ose rigoliti, lloji i rërës ose pluhurit që mbulon sipërfaqen e hënës, kudo në yll. Tenderi specifikon midis 50 dhe 500 gramë.

Shoqëritë janë kërkuar të prezantojnë propozimet e ture për të mbledhur një pjesë të vogël të gurëve hënorë apo rigoliti, lloji i rërës ose pluhurit që mbulon sipërfaqen e Hënës, kudo në yll. Tenderi specifikon midis 50 dhe 500 gramë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.