SINGAPOR – Një mburojë akustike kundër zhurmës urbane

SINGAPOR, 11 shtator /ATSH-AFP/ – Studiuesit në Singapor po testojnë një “mburojë akustike” që neutralizon zhurmën urbane në një apartament duke përdorur altoparlantë të vendosur përpara një dritareje të hapur.

“Bëhet fjalë për përdorimin e zhurmës për të luftuar zhurmën”, theksoi Gan Woon-Seng, i cili drejton ekipin e kërkimit mbi projektin në Universitetin Teknologjik Nanyang të qytet-shtetit, ku shumë banorë ankohen për ndotjen akustike.

Njëzet e katër altoparlantë të vegjël janë montuar në një grilë metalike përpara një dritareje të hapur për të krijuar atë që studiuesit e quajnë “mburojë akustike”

Kur zbulohet një zhurmë si bllokim trafiku, tren metro, …  sistemi gjeneron valë zanore të cilat neutralizojnë tingujt që hyjnë në apartament.

Një avantazh tjetër, ai lejon gjithashtu ventilimin dhe dritën natyrale të hyjnë në shtëpi dhe kështu reduktohet përdorimi i kondicionerit, shtoi studiuesi i cili ka vendosur një prototip në laboratorin e tij.

Sistemi mund të reduktojë zhurmën derri në 10 decibel dhe është më i përshtatshmi për tinguj të tillë si ata që emetohen nga trenat ose vendet e ndërtimit.

Por, ai është inefikas kundër zhurmave të paparashikueshme, të tilla si lehja e qenit./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.