Porti i Durrësit/ Përpunohen 4 anije me rreth 12 mijë tonë mallra, në pritje 5 të tjera

TIRANË, 11 shtator/ATSH/ Në katër terminalet e portit më të madh të vendit po vijon pandërprerë përpunimi i mallrave nga anijet tregtare.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se gjatë ditës së sotme po përpunohen 4 anije me 12 400 t mallra si grurë, melaminë, çimento dhe hekur”.

Sipas APD-së, janë në pritje për tu përpunuar edhe 5 anije me 22 500 t mallra si qymyr, grurë, llamarinë, xhama dhe skrap.

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që  transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës. /k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.