Ballina Flash

Të drejtat e njeriut/ Filma nga e gjithë bota shfaqen në Tiranë

TIRANË, 10 shtator /ATSH/ Të hënën fillojnë në Tiranë dhjetë ditë të mbushura me filma cilësorë rreth temës së Drejtave të Njeriut.

Tashmë për herë të 15-të, “International Human Rights Film Festival-Albania” do të sjellë në Tiranë nga data 14 deri më 24 shtator filma nga e gjithë bota, duke u fokusuar këtë viti tek “Të Drejtat e Fëmijëve dhe Grave”, bën të ditur Ambasada e Gjermanisë në Tiranë.

Ambasada thekson se ky festival këtë vit do të mbahet nën masat parandaluese kundër koronavirusit dhe vetëm në ambiete të hapura.

Gjermania e mbështet festivalin edhe këtë vit. Angazhimi për të drejtat e njeriut është një gur themeli i politikës së jashtme gjermane.

/gj.mima/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBetohen 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor
Artikulli tjetërFiona McCluney emërohet koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri