SHBA – Pompeo: Pas helmimit të Navalnyt qëndron Moska

UASHINGTON, 10 shtator /ATSH-ANSA/ – Helmimi i opozitarit të njohur rus, Alexei Navalny me sa duket është orkestruar nga zyrtarë të lartë në Moskë, deklaroi shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo.

Pompeo përsëriti se Uashingtoni dhe të gjithë aleatët e tij europianë duan që Rusia “të mbajë përgjegjësi”, duke shtuar se ”SHBA do të përpiqen të identifikojnë fajtorët”.

“Është diçka që ne do ta shqyrtojmë, vlerësojmë dhe do të sigurohemi që të bëjmë atë që duhet të bëjmë për të zvogëluar gjasat që diçka e ngjashme të ndodhë përsëri”, shpjegoi ai.

Javën e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, shpesh i akuzuar për qëndrime të buta ndaj homologut rus, Vladimir Putin, shpjegoi se ai “nuk ka parë ende” provat e helmimit të Navalny, ndërsa Gjermania tashmë kishte pohuar se ai ishte helmuar nga agjenti nervor Novichok./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.