Ballina Bota

BERLIN – Gjermania redukton personelin ushtarak në Irak

BERLIN, 9 shtator /ATSH-DPA/ – Gjermania do të ulë kufirin e sipërm të personelit të saj ushtarak të vendosur në Irak nga 700 në 500, vendosi sot kabineti qeveritar në takimin e tij të përjavshëm në Berlin.

“Reduktimi i trupave vjen si rezultat i tërheqjes së avionëve gjermanë “Tornado”, që kanë kryer misione zbulimi mbi Lindjen e Mesme, si pjesë e kontributit të vendit në luftimin e milicisë terroriste të Shtetit Islamik”, saktësoi ministrja e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, duke shtuar se Gjermania mbetet e vendosur për të ndihmuar Irakun.

“Shteti Islamik po vazhdon aktivitetet e tij terroriste, pavarësisht pandemisë së koronavirusit. Presioni ushtarak duhet të vazhdojë”, tha ajo pas takimit.

Ajo vuri në dukje dëshirën e qeverisë irakiane për të zgjeruar trajnimin e personelit të sigurimit irakian nga misioni i NATO-s në rajon, ku Gjermania do të japë një kontribut të duhur për këtë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPresidenti Duka: Shpresat në udhë të mbarë, mbështesim talentet
Artikulli tjetërDy fitoret e U-21/ Analiza e Bushit: I kënaqur me grupin, kemi alternativa