Ballina Bota

GJERMANI – Ngadalësohet rimëkëmbja industriale

BERLIN, 7 shtator /ATSH-DPA/ – Rimëkëmbja e industrisë gjermane nga ndikimi i masave të bllokimit të koronavirusit është ngadalësuar pas shenjave më të mira në muajin korrik të këtij viti, sipas të dhënave të qeverisë.

”Prodhimi u rrit me 1,2% nga qershori, në muajin e tretë radhazi të rritjes”, njoftoi Zyra Federale e Statistikave (Destatis).

Sidoqoftë, analistët kishin pritur një kthim shumë më të fortë prej 4,5% për muajin korrik.

”Rritja e prodhimit kishte qenë shumë më e fortë në qershor me 9,3%”, tha Destatis duke rishikuar vlerësimin e tij fillestar për atë muaj me 8,9%.

Kufizimet gjithëpërfshirëse që synojnë të ngadalësojnë përhapjen e pandemisë çuan në një rënie të ndjeshme të prodhimit industrial në ekonominë më të madhe të Europës në muajt mars dhe prill.

”Në korrik, prodhimi ra me 10 % krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar”, njoftoi Destatis.  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHoti dhe Vuçiç zotohen të dyfishojnë përpjekjet për të garantuar përafrim drejt BE-së
Artikulli tjetërZbulohen nanoantitrupat që bllokojnë SarsCov2