Zbulohen nanoantitrupat që bllokojnë SarsCov2

STOKHOLM, 7 shtator /ATSH-ANSA/ – Zbulohen nanoanitrupat të afta të bllokojnë infeksionin SarsCov2 dhe të parandalojnë hyrjen e virusit në qelizat njerëzore, sipas zbulimit të botuar në revistën ”Nature Communications” nga studiuesit e institutit ”Karolinska” në Stokholm, i cili hap rrugën për ilaçe të reja të mundshme antivirale kundër Covid-19.

Nanoantitrupat janë fragmente të antitrupave që formohen natyrshëm te devetë (familja e deveve dhe lamave) dhe te disa lloje peshqish kërcorë siç janë peshkaqenët, të cilët mund të përshtaten tek njerëzit.

Kërkimi antiCovid, filloi në muajin shkurt, kur u zbulua edhe proteina Spike, e përdorur nga koronavirusi për të hyrë në qelizat njerëzore.

Pas 60 ditësh, mostrat e gjakut të kafshës treguan një përgjigje të fortë imune kundër kësaj proteine.

Kështu që studiuesit, të udhëhequr nga Gerald McInerney, klonuan, pasuruan dhe analizuan sekuencat nanoantitrupave të qelizave B të alpakave (një lloj i veçantë i qelizave të bardha të gjakut), duke identifikuar ”Ty1”, që duket se neutralizon në mënyrë efektive virusin.

“Rezultatet tona tregojnë se ‘Ty1’ lidhet fuqishëm me proteinën S dhe mund të neutralizojë virusin SarsCov2, duke u përqëndruar vetëm në këtë objektiv”, shpjegon Ben Murrell, një nga studiuesit./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.