Ballina Bota

SIDNEJ – Australia shtyn hapjen e kufijve

SIDNEJ, 4 shtator /ATSH-DPA/ – Australia ka njoftuar se do të shtrijë kufizimet e saj për hyrjen në vend për të paktën tre muaj të tjerë për të mbrojtur vendin nga përhapja e koronavirusit.

Kufizimet për të gjithë vizitorët ndërkombëtarë u njoftuan në muajin mars, duke ndaluar australianët dhe banorët e përhershëm të largoheshin nga vendi, përveç përjashtimeve.

Ministri i Shëndetësisë Greg Hunt bëri të ditur se periudha e urgjencës do të zgjatet deri të paktën më 17 dhjetor.

”Komiteti i krijuar për Menaxhimin e Koronavirusit ( AHPPC) ka informuar se situata ndërkombëtare dhe e brendshme e Covid-19 vazhdon të paraqesë një rrezik të papranueshëm të shëndetit publik,” tha Hunt në një deklaratë.

“Zgjatja e periudhës së urgjencës është një përgjigje adekuate ndaj këtij rreziku’’, theksoi komiteti.  /os/

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMandija: Po ndryshon sërish skema e kompensimit të pronave
Artikulli tjetërSubvencionet për blegtorinë/ Përfituan rreth 5 mijë fermerë, skema mbështetëse për tufën bazë do të shtrihet në 3 vite