Ballina Bota

AUSTRI – Kurz refuzon shpërndarjen e refugjatëve në BE

VJENË, 2 gusht /ATSH-DPA/ – Reforma e azilit në BE duhet të përqendrohet kryesisht në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Bllokut, në luftën kundër trafikantëve të njerëzve dhe në ndihmën lokale për të parandaluar flukset e migrimit në Europë, u shpreh sot kancelari austriak, Sebastian Kurz.

“Unë nuk mendoj se kjo është reale. Unë mendoj se shpërndarja në të gjithë Europën nuk funksionon, sepse shumica e vendeve janë skeptikë ose kundër saj”, tha ai duke kundërshtuar konceptet e shpërndarjes që do të detyronin vendet të pranonin refugjatë.

Gjermania, e cila aktualisht mban presidencën e rradhës së BE-së, po bën presion për një politikë të re të azilit në BE.

Idetë e Berlinit përfshijnë qendra përgjatë kufijve të jashtëm të Bllokut, ku mbërritjet do të kontrollohen dhe lejohen të udhëtojnë vetëm nëse kërkesat e tyre të azilit kanë merita./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ U dëmtua rëndë nga tërmeti, shkolla “26 Marsi” në Kavajë e rilindur nga gërmadhat me kushte optimale
Artikulli tjetërFruta-perime dhe drithëra, kombinimi që parandalon diabetin e tipit II