FOTO/ U dëmtua rëndë nga tërmeti, shkolla “26 Marsi” në Kavajë e rilindur nga gërmadhat me kushte optimale

TIRANË, 2 shtator/ATSH/ Shkolla profesionale “26 Marsi” në Kavajë, do të rihapë dyert në 26 nëntor, e rilindur nga gërmadhat dhe me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e komunave europiane.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, ndërsa ndau pamje nga kantieri i ndërtimit të kësaj shkolle.

“143 shkolla të reja me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë në emër të Shqipërisë që duam”, tha Rama.

/m.m//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.