Ballina Bota

NORVEGJI – Parlamenti në shenjestër të një sulmi kibernetik

OSLO, 1 shtator /ATSH-AFP/ – Parlamenti norvegjez njoftoi sot se është bërë shenjestra e një sulmi kibernetik, autorët e të cilit arritën të depërtonin në postën elektronike të disa eurodeputetëve.

“Kohët e fundit, parlamenti ka qenë subjekt i një sulmi të madh kibernetik”, tha institucioni në një deklaratë.

“Janë regjistruar thyerje në llogaritë e postës elektronike të një numri të vogël të deputetëve dhe punonjësve. Analizat tona tregojnë se janë ngarkuar sasi të ndryshme të dhënash”, shtoi ai.

Deri më tani, origjina e sulmit është ende e panjohur./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Berlini bën të detyrueshëm përdorimin e maskave në protesta
Artikulli tjetërCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 93 raste të reja, 6 humbje jete dhe 227 të shëruar në 24 orët e fundit