Ballina Bota

GJERMANI – Berlini bën të detyrueshëm përdorimin e maskave në protesta

BERLIN, 1 shtator /ATSH-DPA/ – Personat që dëshirojnë të marrin pjesë në protesta me më shumë se 100 pjesëmarrës, në Berlin, do të duhet të mbajnë një maskë, sipas një vendimi të marrë sot nga qeveria e qytetit, pas mosmarrëveshjes midis autoriteteve lokale dhe protestuesve kundër masave të COVID-19.

“Përjashtime do të bëhen për procesionet e automjeteve dhe biçikletave”, thanë burimet nga mbledhja e qeverisë.

Deri më tani, në kryeqytetin gjerman maskat kanë qenë të detyrueshme vetëm në transportin publik dhe në dyqane, si edhe për nxënësit në mjediset e shkollës, gjatë mësimeve.

Të shtunën, mijëra njerëz u mblodhën në Berlin për të demonstruar kundër masave të higjienës në vend për frenimin e virusit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRAZIL – Ekonomia në recesion me një rënie prej 9,7% të PBB-së
Artikulli tjetërNORVEGJI – Parlamenti në shenjestër të një sulmi kibernetik