Ballina Bota

DANIMARKË- Ekonomia pritet të tkurret me 4,5 %

KOPENHAGË, 31gusht /ATSH-DPA/ – Ekonomia e Danimarkës pritet të tkurret me 4,5 % këtë vit, në mes të krizës së koronavirusit, tha sot qeveria ndërsa prezantoi propozimin e saj për buxhetin e vitit 2021.

“Si pjesë e masave të saj, qeveria pritet të krijojë një plan ndihme me vlerë 1,47 miliardë dollarë për të mbështetur ekonominë daneze dhe për të siguruar vendet pune dhe mirëqenie”, tha ministri i Financave, Nicolai Wammen.

Sipas Wammen, paratë do të përdoren gjithashtu për të blerë vaksina, nëse ka, kundër COVID-19 dhe për të financuar kosto shtesë në shërbimet shëndetësore./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDurrës/ Miratohet lista e familjeve përfituese nga programi i Rindërtimit për banesa individuale
Artikulli tjetërBRUKSEL – KE: 400 milionë euro garanci për akses global ndaj vaksinave