BRUKSEL – KE: 400 milionë euro garanci për akses global ndaj vaksinave

BRUKSEL, 31 gusht /ATSH-DPA/ – Komisioni Europian ka premtuar 400 milionë euro garanci për një iniciativë që synon të sigurojë qasje më të barabartë në të gjithë botën ndaj vaksinave antiCOVID-19, kur ato të bëhen gati.

“Ky kontribut do të ndihmojë në blerjen dhe shpërndarjen e dozave të vaksinave të ardhshme për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, tha presidentja e KE, Ursula von der Leyen, në një videodeklaratë.

Krahu ekzekutiv i BE-së është vetë në bisedime me disa kompani të mëdha farmaceutike dhe javën e kaluar nënshkroi kontratën e tij të parë me gjigantin farmaceutik britanik “AstraZeneca”./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.