Ballina Bota

UKRAINË – Zelensky: 29 ditë pa humbje jetësh nga lufta

KIEV, 24 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përshëndeti armëpushimin që hyri në fuqi muajin e kaluar, duke thënë sot se ai ka rinovuar shpresën për paqe në zonën e konfliktit në lindje të vendit.

“Për 29 ditë nuk ka patur humbje apo plagosje nga lufta. Unë besoj se kjo është fitorja jonë e madhe e përbashkët”, tha Zelensky gjatë një takimi me kryediplomatin gjerman, Heiko Maas, sipas një deklarate të palës ukrainase.

Maas, vizita e të cilit në Kiev përkoi me festimet e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, shprehu shpresën se ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës do të takohen muajin e arshshëm, për të vazhduar procesin e paqes.

Gjermania dhe Franca kanë ndërmjetësuar bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës për gjashtë vitet e fundit, në një përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit të zjarrtë në Ukrainën lindore, afër kufirit rus./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShembulli frymëzues i Olsit nga Luzi i Kavajës, një nga 60 fermerët që eksporton prodhimet “Made in Albania” në Itali
Artikulli tjetërGjermania: Rama të jetë ndërmjetës në dialogun për krizën në Bjellorusi