Shembulli frymëzues i Olsit nga Luzi i Kavajës, një nga 60 fermerët që eksporton prodhimet “Made in Albania” në Itali

 

#RESPEKT🙏Olsi nga Luzi i Kavajës i ka vënë dijet e marra nga studimet për financë dhe mekanikë në funksion të familjes e të ambicies së tij si fermer i ri, duke iu përkushtuar tokave të mbjella me perime, që sigurojnë të ardhura të mira në rritje🍅🍅🍅🌶🌶🌶Ai është një nga 60 fermerët, që duke kuptuar forcën e bashkimit për një synim, kanë lidhur kontratë me kompaninë që u eksporton prodhimin e tyre të shkëlqyer në Italinë fqinje, ku kërkesa për perimet e tokës shqiptare sa vjen e rritet👌Shembulli i suksesshëm i këtyre fermerëve, si i mijëra e mijëra të tjerëve, është një mesazh i qartë për të vërtetën e thjeshtë se në bujqësi nuk ka sukses pa bashkim forcash, secili në tokën e tij, së bashku në synim, planifikim, proces pune dhe shitje👍

Gepostet von Edi Rama am Montag, 24. August 2020

TIRANË, 24 gusht/ATSH/ Cilësia e lartë, standartizimi, çmimi konkurrues dhe shija natyrale e domates ka bërë që Italia të kërkojë tregun prodhues shqiptar.

Interesi rritet, duke sjellë kështu një formë të re rregullimi e bashkëpunimi mes fermerëve dhe grumbulluesve në vend.

Kompania “Albanian Piemonte”, në Luz të Vogël të Kavajës e ka të lidhur performancën e saj me eksportin e domates industriale drejt shtetit fqinj, Italisë.

“Olsi nga Luzi i Kavajës i ka vënë dijet e marra nga studimet për financë dhe mekanikë në funksion të familjes e të ambicies së tij si fermer i ri, duke iu përkushtuar tokave të mbjella me perime, që sigurojnë të ardhura të mira në rritje”, tha Kryeministri Rama duke publikuar pamje nga puna e fermerëve në kompaninë në Luz të Vogël të Kavajës.

Rama tha se, “ai është një nga 60 fermerët, që duke kuptuar forcën e bashkimit për një synim, kanë lidhur kontratë me kompaninë që u eksporton prodhimin e tyre të shkëlqyer në Italinë fqinje, ku kërkesa për perimet e tokës shqiptare sa vjen e rritet”.

“Shembulli i suksesshëm i këtyre fermerëve, si i mijëra e mijëra të tjerëve, është një mesazh i qartë për të vërtetën e thjeshtë se në bujqësi nuk ka sukses pa bashkim forcash, secili në tokën e tij, së bashku në synim, planifikim, proces pune dhe shitje”, bëri të ditur Rama.

Drejtoresha e Agjencisë për Zhvillim Rural, Frida Krifca theksoi se përfaqësues të kompanisë “Albanian Piemonte” tregojnë se kërkesa për domaten e tharë është më e lartë se kapaciteti i prodhimit dhe se në bazë të marrëveshjes me partneret italiane, ka orientuar rreth 60 fermerë që të kultivojnë këtë varietet domateje në një sipërfaqe prej 14 ha.

Falë partneritet me kompaninë, Olsi po kultivon këtë varietet domateje, pasi në kushte të tjera nuk do ta kultivonte sepse nuk njihet dhe nuk kërkohet në tregun shqiptar.

“Pas punës me përkushtim nga babai, na hyri edhe ne në gjak kjo punë dhe e vijuam zgjerimin e aktivitetit. Shkollën e mesme e kam mbaruar për mekanik ndërsa të lartën për financë. Për punimin e tokës janë e angazhuar e gjithë familja. Të ardhurat që sigurojmë kanë bërë që ne ti kthehemi punës në tokën tonë dhe të mos largohemi”, u shpreh Olsi.

Ndërkohë ai ka punësuar edhe 25 punëtorë të tjerë dhe shpreson që vitin që vjen të zgjerojë më tepër sipërfaqen e mbjellë dhe sipërfaqen e impiantit të tharjes./a.gjonaj//a.a/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.