Ballina Bota

FRANCË – Mbi 3 500 raste me COVID-19 në 24 orë

PARIS, 23 gusht /ATSH-AFP/ – Më shumë se 3 500 raste me COVID-19 janë regjistruar në Francë gjatë 24 orëve të fundit, sipas shifrave të publikuara nga autoritetet shëndetësore.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3 602 raste pozitive me COVID-19, nga 4 586 të premten.

Niveli i testeve pozitive ka pësuar një rritje të lehtë, me 3,5% nga 3,4% të premten. Të paktën 38 vatra të reja janë zbuluar”, theksoi Qendra e Shëndetit Publik.

Në total, 4 711 persona të infektuar me COVID-19 ndodhen të shtruar në spital, një shifër në rënie të lehtë.

Numri i pacientëve në reanimacion është e qendrueshme në raport me ditën e premte./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRI – Kaos në kufirin slloveno-austriak për shkak të kontrolleve
Artikulli tjetërSarandë/ Anija italiane e mbytur në Luftën II Botërore, aset turistik nënujor