Ballina Ekonomi

Strehimi i familjeve në nevojë/ Enti Kombëtar i Banesave investon për ndërtimin e mbi 200 apartamenteve në 5 bashki të vendit

TIRANE, 17 gusht/ATSH/ Rreth 250 apartamente me kosto të ulët do të vihen në dispozicion të familjeve me të ardhura të ulëta e të mesme, të cilat nuk përballojnë dot blerjen e banesave në treg të lire në 5 bashki të vendit.

Enti kombëtar i Banesave bëri të ditur se nga ky investim do të përfitojë banorët e 5 bashkive, Kukës, Has, Gramsh, Maliq dhe Vlorë.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga Enti Kombëtar i Banesave me bashkitë, në Kukës do të përfitojnë 75 familje, në Has 35 familje, në Gramsh 35 familje, në Maliq 27 familje dhe në Vlorë 75 familje.

Ndërtimi i këtyre apartamenteve është pjesë e strategjisë së qeverisë për strehimin social./a.gjonaj//a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Nga Polonia në Francë, rritje e vizitorëve me bileta online në muzetë e Beratit
Artikulli tjetërShenjat e rimëkëmbjes së ekonomisë/ Eksportet shqiptare rriten me 6,2% në korrik