Rindërtimi/ Durrës, miratohet lista e katërt e përfituesve të grantit për rikonstruksion

TIRANË, 10 gusht /ATSH/ Këshilli bashkiak i Durrësit miratoi sot listën e katërt me përfituesit nga granti për rikonstruksion si dhe disa vendime të rëndësishme që lidhen me procesin e rindërtimit.

Këshilli bashkiak i Durrësit zhvilloi sot me mjete të komunikimit elektronik një mbledhje jashtë radhe ku janë miratuar disa vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë kryesisht me procesin e rindërtimit. Ndërkohë që është miratuar edhe lista e 4 me subjektet që përfitojnë nga granti për rikonstruksion.

Këshilli bashkiak vendosi sot miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësitë administrative nr. 1, 2, 4, 5, 6, Sukth, Katund i Ri, Ishëm dhe Manëz, bashkia Durrës.

Vendimi 1 – Subjektet përfituese nga granti i rindërtimit

Këshilli bashkiak miratoi listën e përfituesve nga programi i rindërtimit në njësitë administrative nr. 1, 2, 4, Katundi i Ri, Sukth, Manëz, Ishëm dhe Rrashbull, bashkia Durrës.

Vendimi 2 – Subjektet përfituese nga granti i rindërtimit

Këshilli bashkiak miratoi edhe ndryshimin e vkb nr. 55, datë 26.06.2020, vkb nr. 64, datë 07.07.2020 dhe vkb nr.70, datë 20.07.2020, përsa i përket ndryshimit të listave emërore të familjeve përfituese të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuar si pasojë e dëmeve shkaktuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, për shkak të ndryshimit të kategorisë së dëmit të shkaktuar.

Këshilli bashkiak miratoi prishjen e detyruar të godinës së shkollës së mesme e bashkuar, Ismet Nanushi, Kullë, njësia administrative Sukth, Durrës, rekomanduar nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë, si dhe heqjen nga kontabiliteti dhe lista paraprake e pronave kësaj të godine.

Këshilli bashkiak miratoi dhënien e ndihmës financiare, sipas listës së katërt me subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve shkaktuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

Lista e 4 e përfituesve nga granti për rikonstruksion

Këshilli bashkiak vendosi për një ndryshim në vkb nr.68, datë 15.07.2020 “për vijimin e procedurave të prishjes së detyruar të 11 pallateve dhe 1 shtese anësore në qytetin e Durrësit, në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit Tiranë, si dhe rindërtimin e objekteve të miratuar për prishje në të njëjtin truall.

/gj.mima//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.